Telegrafi

Pajisje që e bën lokalin me mjegull të dendur, në rast se thyhet nga hajnat (Video)

Në rast se thyhet lokali, kjo pajisje lëshon një gaz të padëmshëm për njerëzit, që e mbushë lokalin me mjegull të dendur, ku dukshmëria është zero.

Hajnat përpos që po frikësohen nga përmbajtja e këtij pluhuri të bardhë, ata po largohen nga frika se nuk do të shohin, e mund të rrëzohen.

Siç shihet në videon e plasuar më poshtë, hajnat pasi e thyejnë xhamin e një dyqani, largohen ende pa hyrë brenda dhe ikin me vrap, nga frika e kësaj mjegulle.

Përpos dyqaneve që shesin produkte të shtrenjta si Prada apo Louis Vuitton, këtë pajisje që krijon mjegull po e përdorin edhe lokale, që shesin gjësende më të lira. /Telegrafi/