Telegrafi

Pajisja për prindin, për me u bë “kali”! (Video)

Ka dalë në shitje një pajisje e pazakontë, e cila vendoset në shpinën e prindërve, ku fëmijët mund të hipin dhe mbahen sikur të ishin mbi kalë.

Lodra është kritikuar shumë, meqë konsiderohet si ofenduese dhe i shkakton lëndime të rriturit, transmeton Telegrafi.

“Fëmijët nuk dinë të ndalojnë dhe mendojnë se kështu duhet vepruar me prindin, të cilit do t’i thyhet shpina dhe gjunjët”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Por, të tjerë e konsideruan si lodër të përshtatshme, për të argëtuar fëmijën.

Reklama që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë në internet pasi duket qesharake dhe e çuditshme. /Telegrafi/