Telegrafi

Pajisja që ndalon dronët e padëshiruar, pa i dëmtuar (Video)

Më parë, iu kemi prezantuar një formë, që ndalon dronët.

Mirëpo, kapja e dronëve me rrjetë, i dëmton në masë të madhe.

Për këtë arsye është krijuar pajisja në formë arme, e cila vepron me radio frekuencë, duke interferuar në teledirigjimin e dronit.

Me tu lidhur me valët e dronit, Battelle DroneDefender e detyron atë të ndalojë në vend dhe të ulet ngadalë në tokë.

Kjo pajisje e lehtë në përdorim, mund të punojë për pesë orë pa ndërprerje, derisa detekton dhe ndalon dronët, në një rreze veprimi prej 400 metrash. /Telegrafi/