Telegrafi

Pajisja që ju zgjon me kafe

Me të dalë rrezet e diellit, alarmi ju zgjon me tingullin monoton, e gjëja e parë që ju shkon ndërmend është të keni një filxhan kafe.

Me pajisjen e Joshua Renouf, tashmë mund të keni kafen e nxehtë sapo të keni hapur sytë nga gjumi.

E krijuar me shumë finesë dhe zgjuarsi në praktikën kimike, kjo pajisje që quhet ‘Barisieur’ përgatitë kafen para se të bie alarmi, në mënyrë që ai të jetë gati.

Para gjumit, shfrytëzuesit duhet të mbushë pajisjen me kafe, sheqer dhe ujë në mënyrë që në mëngjes të ketë filxhanin gati.

Ende është në përpunim e sipër ‘Barisieur’ që pritet të kushtoj nga 250 deri në 400 dollarë, pasi të ketë dalë në treg./Telegrafi/