Site icon Telegrafi

Pajisja për ushtrime fizike e la të turpëruar (Video)

Burri i paemëruar nga Britania e Madhe, e ka filmuar veten teksa provon për herë të parë pajisjen për ushtrime fizike.

Megjithëse hip si duhet në strukturën lëvizëse, nuk ia del të mbajë balancën dhe bie me shpinë në dysheme, transmeton Telegrafi. Më e keqja është se gjatë rënies i hiqen edhe pantallonat e shkurtër duke e lënë gjysmë të zhveshur.

“Është lodra ime e re. Nuk kam qenë kurrë në ndonjë të tillë”, dëgjohet duke thënë ai në fillim.

“Këtë ngjarje sigurisht nuk do të donte ta shihte prodhuesi i pajisjes, që e reklamon sikur të ishte shumë efikase”, është një nga komentet lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/6zN879DiQpg

Exit mobile version