Site icon Telegrafi

Pajisja iPod ia shpëton jetën nga rrufeja

Derisa po shëtiste me simpatinë e saj Mason Billington nëpër pyll ka filluar moti i keq dhe të dy kishin vendosur të fshihen nën një pemë. Në atë moment ka shpërthyer rrufeja e cila e ka goditur vajzën, por mjekët besojnë se ajo ka mbijetuar për faktin se elektriciteti ka kaluar nëpër telin e dëgjueseve të saj të iPodit dhe kështu nuk ka goditur në organet e saj të brendshme.

Sophie i ka pësuar disa djegie të lehta nëpër gjoks dhe këmbë, derisa moshatarit të saj nga goditja e rrufesë i janë lënduar sytë. Mjekët, megjithatë, thonë se të dytë do të shërohen shumë shpejt, derisa vajzës nuk do t’i mbeten as shenjat nëpër trup.

"Kur u godet rrufeja dy gjëra janë të mundshme, ose udhëton nëpër sipërfaqen e lëkurës tuaj deri në tokë, apo depërton nëpër lëkurën tuaj dhe deri në tokë udhëton nëpërmes organeve tuaja të brendshme të cilat i djeg", ka thënë mjeku Ian Colton nga universiteti në Manchester. Ai beson se në këtë rast vajzës ia ka shpëtuar jetën teli i dëgjueseve i cili ka qenë i vendosur prej veshëve të saj deri në tokë.

Exit mobile version