Site icon Telegrafi

Pajisja e zgjuar që i japë fund djersës në nënsqetulla

Krijuesit e pajisjes që mbahet në dorë, thonë se me një tretman prej 90 minutave, mund t’i japet fund djersitjes së bezdisshme në nënsqetulla.

Kjo është krijuar për ata që vuajnë nga hyperhidrosis, një gjendje në të cilën i prekuri djersin me tepri.

Mendohet se në botë, çdo i pesti njeri, vuan nga kjo gjendje, transmeton Telegrafi.

Tretmani me MiraDry, që kushton 2000 euro, fillimisht lëshon një lëng anestetik, e më pas fillon me shkatërrimin e gjëndrave të djersës, përmes valëve elektrike.

Varësisht nga gjendja, pacientët mund të kenë nevojë për maksimum dy tretmanë, për të larguan djersën nga nënsqetullat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version