Policia nga Hampshire ka shfaqur një pajisje të re që mund të zbulojë kur shoferët po përdorin telefonat e tyre gjatë vozitjes.
Teknologjia e re, e krijuar nga Westcotec, mund të përcaktojë se në sa makina në një shtrirje të rrugës përdoren telefonat.
Kur pajisja zbulon një telefon që po përdoret, do të ndizet një simbol i telefonit në veturë për të këshilluar shoferin të ndalojë përdorimin e telefonit të tij – ngjashëm me ekranet LED të rrugës që paralajmërojnë shoferët të “ngadalësojnë shpejtësinë”.
Megjithatë, detektorët nuk mund të tregojnë nëse është shoferi ose pasagjeri që po përdor telefonin.
Forcat e policisë të Hampshire dhe Thames Valley janë të parët që përdorin pajisjen, e cila gjithashtu lejon zyrtarët të identifikojnë vendet ku telefonat përdoren shpesh nga shoferët.
Një zëdhënës i forcave tha: “Teknologjia mund të zbulojë kur Bluetooth është duke u përdorur, por nuk mund të zbulojë nëse një pasagjer po përdor telefonin, por sinjali do të aktivizohet duke kujtuar shoferët rreth shpërqendrimit të një telefoni gjatë makinës”. /Telegrafi/