Site icon Telegrafi

Pajisja e cila mat sasinë e oksigjenit në gjak, nuk funksionon njësoj tek të gjithë njerëzit: Ç’duhet të dini

Foto: Reuters

Në luftën kundër COVID-19, oksimetri është një nga mjetet thelbësore për personelin mjekësor dhe njerëzit e infektuar, por studimet e reja ngrenë një tjetër problem në lidhje me të

Oksimetri mund të mos funksionojë saktë tek njerëzit me lëkurë më të errët.

Sipas US Food and Drug Administration, oksimetri ka shumë shanse të japë rezultate të gabuara në varësi të pigmentit të lëkurës, shkruan CNN.

Ky mjet, i cili vendoset në gishtin e pacientit kontrollon në mënyrë të përsëritur sasinë e oksigjenit në gjak, duke qenë se COVID-19 është virus që sulmon rrugët e frymëmarrjes dhe mushkërinë, është e rëndësishme të dihet në çdo moment niveli i oksigjenit për të vlerësuar situatën e të infektuarit.

Sipas të dhënave të CDC, njerëzit me ngjyrë, latinët dhe amerikanët vendas janë 4 herë më shumë të prirur të trajtohen në spital krahasuar me të tjerët.

Ky përfundim u arrit pas një studimi të publikuar në England Journal of Medicine, ku profesorë të mjekësisë nga Universiteti i Michigan-it analizuan të dhënat e më shumë se 10,000 pacientëve, citon Anabel.

Pas matjeve të vazhdueshme rezultoi se në pacientët me lëkurë të bardhë marzha i gabimit të oksimetrit ishte 3,6% ndërsa në ata me lëkurë të pigmentuar 11.7%.

Pikërisht për këtë arsye, ekspertët me përvojë nuk varen vetëm nga oksimetri për të bërë një diagnozë të saktë apo për të nisur trajtimin e pacientit. /Telegrafi/

Exit mobile version