Site icon Telegrafi

Pajisja e alarmit bie nga tavani, punonjësja shtiret se i ra në kokë që të përfitojë kompensim (Video)

Sheyla White që punon në një kompani në Floridë të Shteteve të Bashkuara, ka pretenduar se pajisja e alarmit që ra nga tavani e qëlloi në kokë, por kamerat e sigurisë treguan të kundërtën.

Filmimi që mund ta shihni më poshtë, e tregon pjesën metalike që ra në tavolinë, ndërsa ajo provoi të shfrytëzoi rastin dhe të qëlloi vetën, për të përfituar materialisht nga kompania e sigurimeve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ajo është dashur të pranoi se gjithçka është mashtrim, pasi pamjet dëshmonin se nuk pësoi aksident në vend të punës.

Në anën tjetër, pretendimet për lëndim gjatë orarit të punës janë të shpeshta, sepse kompensimet prej tyre janë shumë të mëdha. /Telegrafi/

https://youtu.be/FmdNvLt9NLA

Exit mobile version