Telegrafi

Pajisen me arka 4.280 biznese

Drejtori për modernizim dhe planifikim strategjik në ATK, Nahit Sharku, tha se janë të kënaqur me ritmin procesit të fiskalizimit të bizneseve ndonëse ato po ngurrojnë të pajisjen me pajisje fiskale.

“Deri më tani janë pajisur me arka fiskale 4.280 biznese, procesi është duke vazhduar, pavarësisht se është një ngurrim tek bizneset. Por ATK, është e vendosur që t’i shkoj deri në fund këtij procesi të rëndësishëm”, tha ai për Telegrafi.

Sharku ka treguar se procesi i pajisjeve me arka fiskale do të vazhdoj edhe në të gjitha pompat e derivateve të naftës si në të gjitha bizneset e tjera, numri i tyre është goxha i madh, llogaritet se në Kosovë janë 600 deri në 700 pompa të derivateve.

Zyrtari i ATK-së Nahit Sharku, ka thënë se gjatë muajit shtator do të ketë e dhe operator të tjerë të cilat do t’i pajisin bizneset me arka fiskale. “Numri i kompanive të cilat do t’i shpërndajnë arkat fiskale, do të dihet gjatë këtij muajit por varet nga kushtet të cilat i plotësojnë ata”, tha Nahit Sharku. /Telegrafi/