Telegrafi

Pajijset e ardhshme të Samsung me kamerë 16 mega-piksel?

Sipas një publikimi të ri në Korenë e Jugut, thuhet se Samsung është duke punuar në një kamerë të re me 16 mega-piksel, e cila do ta ketë funksionin e stabilizimit të imazhit optik, por ky tipar i kamerës së Samsung do të vijë në linjën e re të pajisjeve Galaxy, përkatësisht modelin e ri të telefonit të famshëm të Samsung, Galaxy S5.

Lideri botëror i telefonave mobil tashmë ka kamerën me 16 mega-piksel në fabletin e saj ekzistues, Galaxy S4 Zoom, me 10x zmadhim të fotografisë, por jo edhe funksionin e stabilizimit të fotografisë.

Brenda 2 javëve të ardhshme, Samsung pritet ta prezantojë modelin e ri të fabletit të saj, Samsung Galaxy Note III në panairin e madh të teknologjisë në Berlin. / Telegrafi /