Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti tha se PDK kërkon që fillimisht të dalin rezultatet për Astrit Deharin, e pastaj të debatohet.
Ai tha se mund të bëjnë presion për daljen më të shpejt të rezultateve dhe tek pas rezultateve të bisedojnë për këtë çështje.
“… Ne bëjmë politikë por duhet të presim drejtësinë, kur të dalin rezultatet mund ta bisedojmë këtë çështje dhe të dalim me konkluza”, tha Pajaziti.
Ndryshe, PDK dhe LDK ishin kundër që pikë e rendit të ditës të jetë diskutimi për vdekjen e Astrit Deharit me arsyetimin se fillimisht duan t’i kenë rezultatet e autopsisë, pastaj të debatojnë. /Telegrafi/