Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet p[r[ arrestimin e Ramush Haradinajt tha se shteti duhet të punojë që mos të lejojë më arrestime tjera.
Ai tha se problemi i Kosovës nuk me Francën por me Serbinë.
“Adresimi ynë nuk është me Francën por me institucionet e Serbisë, Qeverisë serbe, me gjithë ato përpjekje që jem duke bërë që të normalizojmë marrëdhëniet”, ka thënë tutje Pajaziti.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së shpreson se shteti i Francës do të marrë seriozisht kërkesat nga institucionet kosovare që Haradinaj të kthehet në Kosovë.