Site icon Telegrafi

Pajaziti nuk është më trajner i Drenicës

(Foto: Facebook/FC Drenica-Faqja Zyrtare)

Klubi i Drenicës dhe Sadat Pajaziti e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Kështu është bërë e ditur në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Edhe pse trajneri kishte kontratë edhe për një vit, ai nuk do ta drejtojë Drenicën në sezonin e ri.

“Pas takimit që Sadat Pajaziti ka pasur sot (e mërkurë) gjatë ditës me kryetarin e klubit , Ilir Veliqi, si dhe drejtorin sportiv, Tahir Lushtaku, është vendosur që me marrëveshje të dyanshme të shkëputet bashkëpunimi, ndonëse Pajaziti kishte kontratë me klubin edhe për një vit”, shkruan mes tjerash në njoftim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për KF Drenica

Pajaziti u angazhua te Drenica në muajin janar të këtij viti, ndërsa më herët ishte trajner i KEK-ut.

Klubi e ka falënderuar trajnerin për angazhimin dhe kontributin e dhënë për ekipin duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës.

Në edicionin që përfundoi, Drenica siguroi qëndrimin në elitën e futbollit të Kosovës, ku do të luajë edhe në sezonin e ardhshëm.

Nga 33 ndeshje të zhvilluara, kjo skuadër regjistroi 13 fitore, nëntë barazime dhe 11 humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version