Site icon Telegrafi

Pajaziti: Muri është urrejtje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, në debatin që po zhvillohet për murin e Mitrovicës tha se partia e tij mbështet kërkesën e deputetit Pal Lekaj. Sipas tij, muri në veri të Ibrit, është urrejtje dhe pa dyshim se ka dëmtuar arritjen që janë bërë në liri të lëvizjes.

Sipas Pajazitit ajo që i shqetëson më së shumti është mungesa e informatave rreth këtyre zhvillimeve.

“A keni qenë në dijeni ju kryeministër për këtë mur? Lëvizja e lirë duhet të bëhet për të gjithë qytetarët atje. Grupi i PDK-së pret që ky mur të mos na ndajë! Ky mur ata qytetarë i mban të izoluar”, tha ai. /KP/

Exit mobile version