Site icon Telegrafi

Pajaziti: LDK duhet ta dijë se në politikë kurrë nuk thuhet kurrë! (Video)

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka theksuar se me 3 gusht janë marrë masat e duhura për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Rrokum Roll” të “Rrokum TV”, ka thëne se PDK në mënyrë të natyrshme e ka nominuar për kryetar të Parlamentit të parin e saj. Sipas tij, seanca konstituive nuk ka shansa të shtyhet.

“Mendoj se të enjten do të ndodhë vetëm votimi i kryetarit të Kuvendit, ngase nuk ka agjendë për votimin e Qeverisë”, ka shtuar Pajaziti.

Për LDK-në ai ka thënë se vendimi i qytetarëve ka qenë që “ky subjekt politik me mbet në opozitë”.
“LDK ka mësuar nga e kaluara se në politikë kurrë nuk duhet të thuash kurrë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

https://youtu.be/OQX6QdW7BLY

Exit mobile version