Debatet e fundit mbi buxhetin e vitit 2017 mes partnerëve të koalicionit PDK – LDK, nuk janë aq tunduese. Kështu mendon Zenun Pajaziti, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, i cili thotë se edhe këto sfida kanë qenë në një vijë.
“Është kaluar një periudhë e rëndësishme që ka rezultuar me një hap në MSA, kemi kodin telefonik dhe disa rezultate që në një farë mënyre koalicionin e zgjedhin si funksional”, tha Pajaziti për Klan Kosova.
“Nuk kemi pasur deri ndonjë telashe. Nuk ka ndonjë situatë që do ta nxirrte nevojën për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Pajaziti.
Sipas Pajazitit, muri i vendosur te Ura e Ibrit në Mitrovicë duhet të trajtohet me pjekuri.
Ai shton se puna e këtij muri është shqetësim edhe për vet serbët lokalë.
“Ekipi që udhëheq bisedimet na thanë hapur që nuk ka marrëveshje për murin në veri të Mitrovicës. Adresimi i kësaj çështje duhet të bëhet te të gjitha institucionet”, ka pohuar Pajaziti.
“Puna e murit është shqetësim për vetë serbët lokalë. Mendoj që duhet të sillemi me pjekuri edhe Agim Bahtit duhet të flas për aq sa ka përgjegjësi”.
“Bahtiri ta mbajë përgjegjësi për aq sa i takon”, ka përfunduar Pajaziti. /Klan Kosova/