Edhe pse pritej që ndeshja mes dy rivalëve të vjetër të prodhonte gola një gjë e tillë nuk ndodhi.
Trajneri Sadat Pajaziti pas ndeshjes ka deklaruar se kjo ndeshje ka mundur të fitohet dhe ishte dëshira për një gjë të tillë por edhe kanë mundur të pësojnë.
“Normalisht që dëshira ishte për ta fituar këtë ndeshje për t’i gëzuar tifozët, meqë prisnin që do t’i mposhtim për shkak të asaj historie të rezultateve që Gjilani nuk e ka mposhtur asnjëherë Prishtinën”.
“Por, ne kishim tri raste të mira shënimi. Prishtina luajti një lojë defensive, që nuk e kisha parë me parë. Në përgjithësi si rrodhën gjërat mund të them se jam i kënaqur me rezultat, pasi kemi mundur edhe të pësojmë humbje”, deklaroi Sadat Pajaziti. /Telegrafi/