Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka kërkuar unitet të spektrit politik në Kosovë në lidhje me qëndrimet rreth dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe për ngjarjet në veriun e Mitrovicës.
“Duke u bazuar në kontekstin historik në mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të dalim të bashkuar në çështjet si veriu dhe dialogu me Serbinë”, tha Pajaziti.
Ai e ka quajtur agjendë politike debatin e krijuar rreth këtyre çështjeve, duke thënë se në Kosovë ka çështje me të rëndësishme për tu diskutuar, siç janë integrimet evropiane.
Pajaziti i ka ftuar deputetët serbë që kthehen në Kuvend, për të vazhduar kështu siç tha ai, punën e tyre të përditshme.