Për Prishtinën kjo do të jetë ndeshja e fundit e këtij edicioni, por jo edhe për Dritën.
Kjo e fundit ishte në rrezik të bie nga Superliga, ndërsa mbijetesën ende nuk e ka siguruar, pasi do të luajë në barazh me Flamurtarin, të mërkurën e ardhshme.
Në dallim prej kampionatit, gjilanasit patën ecuri perfekte në garën për Kupë, duke arritur në finalen e madhe, ndërsa tani synon ta fitojë atë, shkruan Zëri.
“Jemi përgatitur gjatë tërë javës për këtë finale. Në këtë ndeshje do të luajmë pa presion, pavarësisht se dihet që do të jetë një finale shumë e rëndësishme për të dyja ekipet”.
“Sigurisht se motivi nuk do të mungojë pasi dihet rëndësia e kësaj finale”, ka thënë trajneri i gjilanasve, Sadat Pajaziti, i vetëdijshëm për potencialin që ka Prishtina. Por, ai pret përkrahje të madhe nga “Intelektualët”, njësoj siç kishte në gjysmëfinale kur e eliminoi Trepçën ’89.