Site icon Telegrafi

Pajaziti: Duam saktësisht të dimë se çfarë ka ndodhur me Astrit Deharin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti në seancën ku po diskutohet për Astrit Deharin tha se kanë iniciuar mbajtjen  e kësaj seance pasi sipas tij tashmë kanë dalë rezultatet e mjekësisë ligjore.

Ai tha se nuk kanë qenë pro mbajtjes së seancës për Astrit Deharin në kohën kur kanë propozuar Vetëvendosje, pasi sipas tij, ende nuk kanë qenë rezultatet e mjekësisë ligjore.

“I ftoj të gjithë të jemi sa më korrekt… Të jemi sa më të bashkuar rreth trajtimit të këtij rasti që është shumë i ndjeshëm. Dhe më shumë se  gjithçka tjetër duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë dhe mos të shfrytëzojmë për motive dhe agjenda politike…”, tha Pajaziti.

Ai tha se rasti është edhe më i rëndë dhe kërkohet më përgjegjësi pasi vdekja ka ndodhur në institucionet e shtetit.

“Të ndriçohet rasti dhe të vihet drejtësia në vend… Jemi të gatshëm të kontribuojmë në kuadër të kompetencave rasti të qartësohet deri në fund”, tha Pajazit, duke shtuar se duhet të dihet po ashtu nëse Astriti ishte apo nuk ishte i përfshirë në aktivitetet për të cilin ishte ngarkuar.

“Duam saktësisht të dimë se çfarë ka ndodhur”, tha Pajaziti. /Telegrafi/

Exit mobile version