Telegrafi

Pajaziti: Dialogu me Serbinë, zgjidhja e vetme për normalitetin në veri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, thotë se çështja e pjesës veriore të Kosovës mbetet sfida kryesore për vendin.

“Të gjithë e dimë se e kemi një përparim , por nuk jemi të kënaqur derisa i gjithë vendi të jetojë njësoj në tërë Kosovën”, ka thënë Pajaziti.

Ai mendon se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, mbetet si alternativë kryesore për normalizimin e gjendjes në veri.

“Kjo duhet të vazhdohet me më shumë punë këtë rajon nga organet përkatëse”, shtoi Pajaziti, sipas t; cilit në pjesën veriore të Mitrovicës ka pasur dhe vazhdon të ketë kontrabandë, pavarësisht se një gjë e tillë është duke u luftuar nga organet kompetente. “Grupi Parlamentar i PDK-së mbështet procesin e dialogut me Serbinë dhe duhet të ketë transparencë në këtë proces”. /KP/