Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
Pajaziti ka theksuar se ka qenë pjesë e qeverisë para 8 vitesh kur është vendos EULEX në Kosovë dhe atëherë është fol se ky mandat nuk do të zgjatet kaq shumë.
“Shumëçka ka mundur të bëhet më tepër në Kosovë, dhe të evitohet ky mandat kaq i gjatë por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Pajaziti në Rrokum Roll.
Ai ka theksuar se për disa dështime në Kosovë përgjegjëse është BE-ja.
Pajaziti ka theksuar se do të votoj zgjatjen e mandatit të EULEX-it, edhe pse është shprehur se nuk do dëshironte një mision të tillë me zgjatë kaq shumë.
Ai ka folur edhe për çështjen e demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.
“Ratifikimi i Demarkacionit është kriter politik për liberalizimin e vizave”, ka thënë Pajaziti.