“Ne jemi të interesuar që të ketë sukses diplomacia e tanishme, e cila zbatohet në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë ambasadori i SHBA-ve në Greqi, Xhefri Pajat.
Duke folur në panel diskutimin në Forumin ekonomikk në Delfi të Greqisë, Pajat tha se mënyra më e mirë që të ndihmohet procesi është të mos spekulohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ajo që do të them është e qartë për SHBA-të, se të dy palët këtë e shohin si mundësi që këtë çështja ta lënë pas”, tha ambasadori amerikan.
Ai ka folur edhe për ndikimin rus, duke thënë se janë të shqetësuar dhe se sipas tij, ndikimi rus është punë shtesë për Amerikën./Telegrafi/