Poezi nga: Fernando Pessoa
Përktheu: Fadil Bajraj
Paj ka edhe poetë që janë artistë
Që i përpunojnë poezitë e tyre
Sikur marangozi dërrasat e veta!…
Sa trishtueshëm është kur njeriu s’di të lulëzoj!
Kur duhet t’i vargojë rreshtat një mbi një si dikush që ndërton mur
Dhe shikon se a po përshtaten, dhe nëse i ka renditur keq atëherë
i prish!…
Ndërsa e vetmja shtëpi e artit është krejt Toka,
E cila ndryshon dhe gjithmonë është e mirë dhe gjithmonë është e njëjtë.
Mendoj mbi të, jo si dikush që mendon por si dikush që frymon,
Edhe shikoj lulet dhe buzëqesh…
Nuk e di nëse ato më kuptojnë
Ose unë i kuptoj ato,
Ama e di se e vërteta është në to dhe në mua
Dhe në hyjnoren e përbashkët
Për t’i dhënë vetes përparësi dhe për të jetuar me Tokën
Dhe të ushqehemi në gjirin e Stinëve të kënaqura
Dhe t’ia lejojmë erës t’na këndoj ninullën
Dhe të mos shohim kurrfarë ëndrre derisa flemë.