Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor përshëndeti marrëveshjen e arritur mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me kontestin e emrit të Maqedonisë dhe theksoi se Sllovenia gjithmonë ka përkrahur gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
Pahor sot vlerësoi se marrëveshja për zgjidhjen e kontetsit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të nxisë edhe shtetet tjerë Ballkanik të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja është sinjal i rëndësishëm që do të mund të nxisë zgjidhje të çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje promovon paqen, sigurinë dhe perspektivën euroatlantike të rajonit”, deklaroi Pahor./Telegrafi/