Agjencia për ndihmë financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka paguar 354.700.000 denarë ose mbi 5,7 milionë euro ndihmë financiare për bujqit.
Nga kjo Agjenci thonë se gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë edhe pagesa e subvencioneve për bujqit që kanë dorëzuar kërkesa dhe kanë plotësuar kushtet e përcaktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke pasur parasysh angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë për zhvillimin e bujqësisë dhe sigurimin e ndihmës së vazhdueshme për bujqësinë, pagesa e subvencioneve do të vazhdojë periudhën e ardhshme për gjithë bujqit të cilët kanë dorëzuar kërkesa dhe kanë përmbushur kushtet e përcaktuara”, thuhet në kumtesën e Agjencisë për ndihmë financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Nga Agjencia informojnë se pas takmit të mbajtur me ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, do të bëhen hapa që në afat sa më të shkurtë të zvogëlohen borxhet financiare për prodhuesit e rushit, që shit-blerja e tij për këtë vit të realizohet pa probleme./Telegrafi/