Tanimë është zyrtare, Liverpooli ka lënë të lirë mbrojtësin spanjoll Jose Enrique.
Mbrojtësi spanjoll ka humbur pozitën e titullarit dhe vitin e kaluar u dërgua në skuadrën e rezervave nga ish-trajneri Brandon Rodgers.
Pas emërimit të Jurgen Klopp në krye të skuadrës, Enrique punoi për ta bindur gjermanin por një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë.
Ish-anëtari i Newcastles dhe Valencias ishte ndër lojtarët më të paguar me një pagë prej 300 mijë funteve në muaj dhe largimi i tij ka gëzuar njëfarë mënyre Liverpoolin.
Enrique do të largohet si lojtar i lirë, ndërsa në Angli kanë shkruar se e ardhmja e tij mund të jetë në MLS. /Telegrafi/