Site icon Telegrafi

Paguan ushqimin 13 vite pasi e ka ngrënë

Një klint kishte ruajtur ndjenjën e fajësisë për shumë se një dekadë, pasi kishte dalë nga restoranti Seaview Palace Tandoori në Swansea pa paguar në vitin 1996.

Ai i dërgoi policisë një kërkim falje të panënshkruar në muajin mars të këtij viti së bashku me 60 funte për t’ia përcjellë pronarit të restorantit, shkruan Daily Telegraph. Por restoranti që atëherë është shkatërruar dhe policia ka kaluar pesë muaj derisa ka gjetur ish-pronarin, Samsul Bari.

“Dua të falënderoj shumë individin që ka vënë kontakt me policinë pas kaq vitesh. Duket si një gabim i sinqertë, vërtet e çmoj personin”, ka thënë Bari, 48-vjeçar.

Fatura e konsumatorit 13 vite më parë ka vlejtur 10 funte.

Exit mobile version