Policia nga qyteza amerikane Calumet qysh moti e kishte harruar gjobën prej një dollarësh për parkim të lëshuar më 1 shtator të vitit 1976, por jo edhe gruaja e cila e kishte gjetur atë në xhamin e përparmë të automjetit të saj.
Zarfi në të cilin gjendej dëshmia e gjobës së caktuar, porosia dhe bankënota prej 20 dollarëve kanë arritur në stacionin e policisë, por pa adresë të dërguesit.
Në porosi shkruante: "Gjithmonë kam pasur për qëllim të paguajë këtë dënim. E kisha lënë anash, kohë pas kohe kam hasur në të dhe i kam thënë vetes se do ta paguaj. Mendoj se tani është koha".
Dënimi për mospagesë është rritur në pesë dollarë qysh pas 72 orëve, por pas kësaj dënimi nuk rritet më, ka sqaruar udhëheqësi i policisë lokale David Outinen.
Ai ka thënë se nuk i kujtohet se ndokush ka paguar gjobën pas aq shumë kohe.
Duket se gruaja shpreson se me pagesën e gjobës, me kamatat e përfshira në të, do t’i jap fund rastit. "Ju lutem, mos tentoni të më gjeni. Unë jam një zonjë me nam", ka shkruar ajo në fund të porosisë të dërguar në polici.