Site icon Telegrafi

Paguan drekën pas 13 vitesh

Mysafirin anonim me gjasë e ka brejtur ndërgjegjja për faktin se në vitin 1996 ka ikur pa e paguar faturën, prandaj në fund ka vendosur që policisë t’i dërgojë 60 funte angleze, me kërkim falje ndaj pronarit të restorantit.

Policisë i është dashur gjashtë muaj për ta gjetur, sepse ai restorant në ndërkohë ishte shembur, e pronari e kishte hapur një të ri 60 kilometra prej aty.

"Do të dëshiroja t’i falënderohem mysafirit i cili ka dashur të përmirësojë gabimin e tij”, ka thënë pronari i restorantit.

Fatura ishte 11 funte angleze, por mysafiri kishte thënë se e kishte përllogaritur edhe inflacionin dhe për këtë kishte dërguar 60 funte.

Exit mobile version