Telegrafi

Paguajnë mijëra euro për tu zhytur në ujërat me krokodilë (Foto)

Mund të tingëllojë si një mision vetëvrasës, por atraksioni fundit i atyre që e duan adrenalinën, është zhytja bashkë me krokodilë.

Turistët paguajnë deri në gjashtë mijë euro, që të hynë në lumenjtë në Botswana, ku jetojnë këta reptilë të gjatë deri në katër metra, transmeton Telegrafi.

Krokodilët që peshojnë gjysmë toni dhe me një kafshim të vetëm mund ta mbysin një njeri, janë përgjegjës për mbytjen e qindra njerëzve për çdo vit.

Kjo eksperiencë është organizuar nga kompania Big Animals, duke i inkurajuar zhytësit që këto krijesa që jetojnë në ujërat e ftohta të Okavando Delta, ku edhe zhvillohen zhytjet, janë të ‘qeta dhe në gjendje letargjie’.

Zhytësve u kërkohet të hynë shpejtë nën sipërfaqen e ujit – në ‘zonës vrasëse’ të krokodilëve – që të mos bien në sy nga reflektimi i diellit, përndryshe do të shiheshin si një ‘drekë e shpejtë’.

Pasi të kenë vënë të gjitha pajisjet e nevojshme, detyrohen të ndjekin liderin dhe në kohën e duhur të bëjnë kujdes, që një nga një të shkojnë për t’ju afruar dhe fotografuar.

Mirëpo, para se të zhyten, ata detyrohen të nënshkruajnë një dokument, që heqë përgjegjësit nga autoritetet në Botswana apo Big Animals, po që se diçka nuk shkon në rregull. /Telegrafi/