Telegrafi

Paguajnë mijëra euro për një shalqi në formë katrore (Foto)

Klientët në Japoni, po paguajnë deri në 23 mijë euro për të blerë shalqi në formë katrore dhe pemë tjera që kanë forma të pazakonta.

Shalqi në forma të pazakonta

Në mesin e këtyre fryteve kanë qenë edhe shalqinjtë në formë zemre, ndërsa nuk kanë munguar as pemët tjera, transmeton Telegrafi.

Rrushi që ka kokrrat sa topi i ping pongut, si dhe luleshtrydhja sa topi i tenisit, janë në mesin e kërkesave të klientëve.

Ofrojnë mijëra euro për pemën katrore

Dëshira për t’i pasur nuk është për t’i ngrënë, por që t’i ekspozojnë nëpër vende të ndryshme apo si dhurata për të afërmit. /Telegrafi/