Viti i tretë me radhë Maqedonia do të jetë pjesë ngjarjes globale ‘Paguaj me poezi’ që e organizon ‘Julius Majnl’ në 36 shtete dhe mbi 1400 kafene në botë, në nder të Ditës botërore të poezisë 21 Mars. Këtë vit ngjarja në Maqedoni do të realizohet në nëntë lokacione, përveç Shkupit, do të shpërndahet në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Qëllimi i ‘Paguaj me poezi’ është për të ngritur shpirtin poetik te të gjithë, kur çdo vit në të njëjtë datë dhurohet mundësi unikale që çaji apo kafja e pirë të paguhet me poezi-burim dhe vlerë unikate e emocioneve njerëzore. Dita botërore e poezisë u dedikohet atyre të cilëve e përmbushin botën me pasion përmes fjalës së shkruar. Çdo stil gjithmonë është i ndryshueshëm dhe papërsëritshëm, kurse në vete bart fshehtësi autoriale si vulë e autorit i cili e ka shkruar’, kumtoi organizatori, njofton AIM. /Telegrafi/