Telegrafi

Paguaj 3 euro, flisni një orë në çdo kohë me VALA

Me këtë risi, operatori VALA u mundëson konsumatorëve të vet, të përfitojnë dyfishin e minutave.

“Lansimi i këtij produkti të ri të operatorit VALA, dhe produkte e shërbime të tjera që do të pasojnë në vijim, dëshmojnë për qëllimin dhe obligimin tim, që unë, ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv. Ofertat e lansuara tregojnë se fokusimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe kualitativ”, ka thënë Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a., me rastin e lansimit të këtij produkti.

Pakoja e re “3 euro”, do të ketë afatin e vlefshmërisë një (1 ) javë nga dita e blerjes, ndërkohë, thirrjet brenda rrjetit VALA do të tarifohen për minutë (60 sekonda), ndërsa në rrjetin fiks për çdo minutë bisede nga pakoja do të shpenzohen 2 minuta.

Operatori publik mobil VALA gjithashtu duke filluar nga sot lanson edhe produktin e quajtur Web SMS, dedikuar bizneseve të cilave u mundësohet dërgimi i SMS-ve në sasi të mëdha nëpërmjet Web Faqes së PTK-së, www.valamobile.com.

Konsumatorët e interesuar për këtë shërbim mund të vizitojnë pikën e shitjes në Prishtinë (te Qafa), ku do të priten me kënaqësi nga stafi i PTK-së të cilët do t’i ofrojnë zgjidhjen më të favorshme varësisht nga kërkesat e tyre.

Produkti tjetër, i cili po ashtu lansohet sot, është Televoting që ofron zgjidhjen komplete të sistemit të votimit nëpërmjet SMS-ve. Ky shërbim u dedikohet Televizioneve dhe Radiove dhe i mundëson përfshirjen e audiencës së tyre në votimin e garuesve nëpërmjet shërbimit SMS. Ky shërbim atraktiv do të mundësoj inkuadrimin masiv të publikut në emisione të ndryshme në të cilat kërkohet opinioni i tyre (zgjedhjen e çmimit të publikut në spektakle të ndryshme, shprehjen e opinionit nëpërmjet votimin në emisione të caktuara, etj).

Të gjitha këto produkte dhe të tjera që do të lansohen në vazhdim, do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend dhe me çmime shumë të volitshme. /telegrafi/