Në vitin 1974 në ditën e diplomimit, Broyhill u mundua që të paguajë tiketën e parkingut me kartelë mirëpo mirëmbajtësi i parkingut i tha që ky vend pranon vetëm para në dorë.
Në atë moment Broyhill, nuk kishte para të gatshme por mirëmbajtësi e lejoi të hynte mirëpo i tha që të paguante njëherë tjetër.
Por kjo gjë i doli nga mendja, dhe vetëm pas një bisede me një shok pas 40 vjetësh, i’u kujtua që nuk e ka mbajtur premtimin, transmeton Klan Kosova.
“Ishim shumë të zënë në ditën e diplomimit, dhe kjo gjë më ka ikur nga mendja”, tha Broyhill.
Ai i dërgoi 100 dollarë parkingut e bashkë me pagesën ai bashkangjiti edhe letër ku kërkonte falje dhe shpjegonte ngjarjen e para 40 vjetësh.
“Unë premtova që do të paguaja dhe kjo gjë është diçka që duhet ta bëja me patjetër”, shkruante Broyhill.
Por stafi i parkingut nuk kishte të dhëna nga ato vite, kështu që ia kthyen parat atij.
Arsyetimi i tyre ishte se tiketa që kishte borgj ai nuk do mund të kushtonte 100 dollarë, dhe e falenderuan për këtë gjest të tij.