Telegrafi

Pagoi të pastrehun që të bënte në ballë emrin e tij, tallet duke thënë se ky është viktima e 22-të (Video)

Fouad Fawzi nga Cork i Irlandës e ka paguar një të pastrehë, që të bënte tatuazh në ballë emrin e tij.

Madje, turisti që ndodhej në Ibiza të Spanjës, është tallur duke thënë se ai është viktima e 32-të, që po  bënë këtë gjë për para, transmeton Telegrafi.

Ai e ka postuar në video në Facebook, ku tregon se si burrit të njohur vetëm si Liam, po i shkruhej emri i huaj mbi vetull.

Kjo ka ngjallur kritika ndaj kushtëzimit të tij cinik, ndaj një njeriu me kushte të vështira ekonomike, mbase edhe nën ndikimin e alkoolit. /Telegrafi/