Fouad Fawzi nga Cork i Irlandës e ka paguar një të pastrehë, që të bënte tatuazh në ballë emrin e tij.
Madje, turisti që ndodhej në Ibiza të Spanjës, është tallur duke thënë se ai është viktima e 32-të, që po bënë këtë gjë për para, transmeton Telegrafi.
Ai e ka postuar në video në Facebook, ku tregon se si burrit të njohur vetëm si Liam, po i shkruhej emri i huaj mbi vetull.
Kjo ka ngjallur kritika ndaj kushtëzimit të tij cinik, ndaj një njeriu me kushte të vështira ekonomike, mbase edhe nën ndikimin e alkoolit. /Telegrafi/
https://youtu.be/0WycPmA7n9I