Telegrafi

Pagoi ryshfet në Gjermani për të marrë armë, dënohet Altin Lala

Gjykata e Hanoverit ka dënuar me një gjobë të majme prej 17100 eurosh Altin Lalën.

Ish-futbollisti i kombëtares sonë ka dhënë para nën dorë një klubi qitjeje për të marrë një leje paraprake për mbajtjen e armëve sportive.

Lala ka shkelur rregullat, teksa duhet të merrte lejet duke kaluar disa hapa të tjera. Ish-kapiteni i Hanoverit ka blerë një certifikatë ekspertize për 300 euro.

Altin Lala ka luajtur 296 ndeshje për Hannover 96, ku ka shënuar nëntë gola

Në korrik tre bashkëpunëtorët e Lalës kanë përfunduar në burg, pasi kishin fituar 1560 euro për çdo leje të dhënë nën dorë.

Dënimi fillestar për Lalën ka qenë 22800 euro, por është ulur në 17100, sepse ai pranoi akuzën dhe nuk ka pasur armë në në zotërim.

Gjithsesi kjo gjobë nuk është se do të jetë shumë problem për t’u shlyer nga Lala, teksa kujtojmë që ai ka biznese me fitime të mëdha. /360/