Telegrafi

Pagoi 500 euro, për të shpëtuar peshkun e vocërr të 10 eurove: Gjest i mirë, apo jo? (Foto)

Emma Marsh nga Brisbane e Australisë, ka paguar afro 500 euro që të shpëtohet peshku që kushton dhjetë euro, pasi kishte përpirë një gurë.

Gruaja 21-vjeçare ka qenë afër akuariumit kur e ka parë peshkun e saj të preferuar, teksa merr diçka që vështirë e gëlltiti, transmeton Telegrafi.

Me të vërejtur se gjallesa lëvizte në mënyrë të pakontrolluar, ajo kërkoi ndihmën e Shërbimit Veteriner për Shpezë dhe Kafshë Ekzotike.

Pasi kanë arritur me shpejtësi, mjekët i kanë dhënë këtij peshku të artë një anestetik dhe ia kanë nxjerr ngadalë kokën nga uji. Me anë të një palë pincave kirurgjike, iu hoq guri që ishte vërtetë i madh për ta gëlltitur. /Telegrafi/