Edhe Dr. Dre është pjesë e artistëve që së fundi po akuzon për skandal që kanë të bëjnë me shkollim e fëmijëve të tyre.
Këngëtari po përballet me akuzat se ka dhënë ryshfet për të regjistruar vajzën në një prej universiteteve më prestigjioze amerikane.
Ai dhe ortaku i tij, afaristi Jimmy Lovine paguan 70 milionë dollarë Universitetit të Kalifornisë Jugore në vitin 2013.
Këngëtari gjatë ditës së djeshme publikoi një fotografi në rrjetet sociale së bashku me të bijën, Truly Young, e cila mbante në dorë letrën e pranimit në universitet.
Reperi i famshëm është midis 33 prindërve të akuzuar për dhënien e ryshfeteve, mashtrimeve në teste dhe për kredenciale të rreme që fëmijët e tyre të hynin në universitete të elitës.
Ndryshe, një numër i madh i aktorëve dhe personaliteteve të njohura po akuzohen për dhënie të ryshfetit me rastin e regjistrimit të fëmijëve të tyre në shkolla fillore, mesme si dhe universitete. /Telegrafi/