Dikush ka vendosur që përmes metaversumit të paguaj një shumë të majme të parave, me qëllim që në mënyrë virtuale të jetë pranë reperit amerikan Snoop Dogg.
Reperi i famshëm filloi metaversumin e tij në bashkëpunim me kompaninë The Sandbox, e toka dhe shtëpia (virtuale) ku jeton në mënyrë virtuale Snoop Dogg, është shitur për 450 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.
👀 Won’t u be my neighbor. https://t.co/A3JdUrDEkj
— Snoop Dogg (@SnoopDogg) December 3, 2021
Prona u shit përmes NFT-së (tokenë) që përdoruesve u mundësojnë të konfirmojnë se janë pronarë mbi pronën digjitale.
Nën emrin The Sandbox LAND NFT, gjësendet mund të shiten dhe blihen me shumicë në platformën e NFT-së. /Telegrafi/