Site icon Telegrafi

Pagoi 35 dollarë që djemtë e saj të dalin në foto me Babagjyshin, mbeti e habitur e kuptoi se njëri prej tyre kishte ngritur gishtin e mesëm (Foto)

Një nënë e dy fëmijëve nga Australia kishte mbetur me fytyrë të skuqur, kur pa një gabim që kishte ndodhur në fotografinë e fëmijëve të saj me Babagjyshin.

Tammie Hopley 29-vjeçe, kishte paguar 35 dollarë që dy djemtë e saj , dy-vjeç dhe Ledger, 10-muajsh, të pozojnë me Babagjyshin, transmeton Telegrafi.

Por, në momentin e shkrepjes së fotove gjithçka dukej në rregull, dhe të nesërmen i telefonuan që t’i marrë fotografitë dhe aty e vërejti një detaj që e bëri të skuqet.

Aty shihej biri i saj 2-vjeç Ryder duke e mbajtur të ngritur gishtin e mesëm para objektivit të aparatit, derisa qëndronte ulur pranë Babagjyshit dhe babait Matthew Hopley dhe vëllait të tij të vogël. /Telegrafi/

Exit mobile version