Bentley konsiderohet si një prej veturave më luksoze në botë, brenda të cilës nuk mungon pothuajse asgjë që nevojitet për një vozitje të rehatshme dhe të sigurtë.
Por duket se ky fakt nuk e ka kënaqur pronarin e një veture të tillë, pavarësisht që pagoi 230.000 dollarë që ta ketë në garazhin e tij, transmeton Telegrafi.
Një ditë vendosi që veturën e re që e bleu ta shndërroj në pick-up dhe kështu të jetë unikat i llojit të vetë – duke i bërë të gjithë adhuruesit e kësaj marke ta kthejnë kokën pas kurdo që ai shfaqet nëpër rrugë.
Bentley Flying Spur është lyer me ngjyrë vjollcë dhe siç mund të shihet nga fotografitë e publikuara më poshtë, pjesa e pasme është ndryshuar plotësisht dhe tani ka një pamje të ngjashme me ato të jahteve të punuara me dru. /Telegrafi/