Telegrafi

Pagoi 150 mijë dollarë për “personin e zemrës”, përfundoi me burra të martuar (Foto)

Darlene Daggett, një grua 62 vjeçe nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hedhur në gjyq kompaninë Kelleher International, pasi ka pretenduar se është mashtruar nga kjo kompani.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur një grua akuzon kompaninë në fjalë se në vend se të aranzhonte takime për të me beqarë të pasur, ajo kishte arritur të bënte takime vetëm me meshkuj të martuar dhe jo stabil.

Darlene Daggett during 10th Annual QVC Presents “FFANY Shoes On Sale” at The American Museum of Natural History in New York City, New York, United States. (Photo by Dimitrios Kambouris/WireImage for Fashion Footwear Charitable Foundation of New York)

Madje, siç ka thënë, ajo kishte paguar hiq më pak se 150 mijë dollarë për këtë shërbim.

Gjithsesi, menjëherë pasi ka hedhur në gjykatë kompaninë, të dhënat e gjykatës tregojnë se të dy palët ranë dakord për një “shlyerje” të akuzës pas paraqitjes së të enjtes në gjykatën federale.

Të dy palët nuk kanë pranuar të komentojnë më tej çështjen, duke përmendur një marrëveshje pa njoftim. /Telegrafi/