Telegrafi

Pagliuca: Interi do të jetë i lodhur kundër Cagliari

Italiani beson se ekipi i tij i vjetër nuk do të jetë në formën më të mirë në takimin e nesërm, për shkak të energjisë së humbur në takimin ndaj Barcelonës.

“Sigurisht Cagliari nuk është favorit për të fituar, por Interi do t’i ketë bateritë po thuajse të zbrazëta, pas ndeshjes së fundit”, ka thënë Pagliuca.

Pagliuca po ashtu beson se ndeshja mund të vendoset nga portierët, duke lavdëruar që të dy, atë të Interit, Julio Cesar, dhe shumë të vlerësuesin Federico Marchetti, portier i Cagliarit.