Telegrafi

Paglia: Papa do ta vizitojë Kosovën, sepse është i ndjeshëm ndaj dramës së shqiptarëve

Arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vincenzo Paglia, edhe një herë ka thënë se qëllimi i Papa Françeskut është që ta vizitojë Kosovën.

“Besoj që Papa Françesku i ka thënë Thaçit dhe ai nuk është gënjeshtar nëse ka thënë që do të vijë. Nuk e di ditën por e di që qëllimi i tij është të vizitojë Kosovën pasi ka qenë i ndjeshëm ndaj dramës së popullit kosovar”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin Zona B në Klan Kosova.