Telegrafi

Pagjumësia- rritje e sheqerit në gjak

Niveli i lartë i vazhdueshëm i sheqerit në gjak, i paraprin diabetit, ndërsa sipas rezultateve të botuara në revistën Archives of Pediatric and Adolescent Medicine, kjo vërehet më shumë te fëmijët me mungesë gjumi dhe mbipeshë.

Të dhënat e grumbulluara nga studimi ku janë përfshirë 1.240 pjesëmarrës, kanë treguar se pagjumësia kishte ndikuar në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, pavarësisht nga mosha, gjinia, ushqyerja, sëmundjet tjera apo aktiviteti fizik i fëmijës. /Telegrafi/