Telegrafi

Pagëzojnë vajzën me emrin Brexit

Një çift nga Tabasco në Meksikë, kanë pagëzuar vajzën e tyre të porsalindur me emrin e referendumit Brexit, në të cilin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar vendosën pro daljes nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta lokale “Excelsior” e cila në ballinë kishte vënë certifikatën e lindjes së foshnjës, transmeton Telegrafi.

Vogëlushja Brexit është regjistruar me këtë emër në librin amëz, pasi kjo datë njëherit do të mbahet në mend për referendumin e organizuar ku 52 për qind e qytetarëve britanikë votuan pro daljes nga BE-ja.

Menjëherë pas referendumit, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë lajmi se një çift meksikan ka pagëzuar të bijën e tyre me një emër të pazakontë. /Telegrafi/